English

Forumi i Avokatëve: Mos ndërhyni në punën e Prokurorisë

Tiranë, 23 janar 2011, NOA- Në vijim të reagimve lidhur me ngjarjen e protestës së 21 janarit, i fundit ishte ai i Forumit të Avokatëve për Drejtësi. Forumi i Avokatëve Për Drejtësi nëpërmjet një deklarate për mediat ka shprehur shqetësimin e tij për goditjen tragjike që ka marrë, sipas tyre shteti i së drejtës në Shqipëri. FAD, i ka konsideruar qëndrimet dhe veprimet antikushtetuese, antiligjore dhe ekstremisht të papërgjegjshme të kreut të pushtetit ekzekutiv të Shqipërisë. Në vijim deklaratë thekson: “Ky përfaqësues i pushtetit ekzekutiv i ndërhyn Prokurores së Përgjithshme në prag të hetimit të një krimi makabër shtetëror, janë veprime absolutisht të dënueshme, sepse bien ndesh Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjit material dhe procedurial penal. Këto qëndrime janë ndërhyrje e hapur e brutale mbi pavarësinë e organit të akuzës, i cili funksionon në bazë të kopetencave që i jep Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji organik “Mbi Prokurorinë”, është një ndërhyrje brutale për t’a deformuar sistemin gjyqësor dhe për t’i zëvendësuar “de fakto” këto pushtet, vetëm me pushtetin ekzekutiv”. FAD i bën apel Presidentit të Republikës që të ushtrojë kopetencën e tij të parashikuar në Kushtetutën e Shqipërisë, duke i kërkuar të dhëna me shkrim lidhur me këto veprime dhe qëndrime antikushtetuese dhe antiligjore kreut të ekzekutivit të Shqipërisë, të Ministrit të Brendshëm, të Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, lidhur me mosekzekutimet e urdhrave të arrestit të organit të Prokurorisë. a.y/NOA

KOMENTE