English

Një 44-vjeçare paralizohet nga kafshimi pasionant

Zelandë e Re, 22 Janar NOA - Një grua 44 vjeçare nga Zelanda e Re, pasi i dashuri e kafshoi atë në qafë, ka mbetur e paralizuar. Ka qenë pikërisht ky xhest pasioni që ka shkaktuar goditjen duke e paralizuar gruan në të gjithë krahun e saj të majtë. Kjo çështje u zbulua nga mjekët e spitalit në

Auckland, ku ajo u transportua dhe ju hoq një grumbull gjaku që ishte formuar si rezultat i kafshimit pasionant.

Mpiksje ka arritur deri në zemër duke shkaktuar një paralizë për gruan e cila ende nuk e kishte vënë re këtë gjë.

“Ky është rasti i parë që dikush është shtruar në spital për një “kafshim” të tillë”, - tha Teddy Wu, mjeku i cili ka trajtuar viktimën në Middlemore Hospital. “Për shkak të traumës fizike të “kafshimit” - tha mjeku – goditja shkoi në zemër dhe provokoi një iktus të vogël. Kemi parë të gjithë literaturën shkencore dhe diçka e tillë nuk ishte shpjeguar asnjëherë më parë.

r.b/NOA

KOMENTE