Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta para OKB kundër “Martit”
English

Protesta para OKB kundër “Martit”

Nju Jork (SHBA), NOA - Diaspora Shqiptare në Amerikë, organizoi të premten pas dite një protestë kundër raportit të Dik Martit që hedh akuza shpifëse ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj. Protesta u zhvillua pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuar në New York, ndërsa në të morën pjesë grupe shqiptarësh nga shtete të tjera si, Detroiti, Alaska, Nju Xhersi dhe Kenektiket.

Në këtë protestë morën pjesë edhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, diplomatja, Arta Rama, dhe disa lider të komunitetit, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju York.

Protestuesit e shumtë mbanin pankarta në duar në të cilat shkruante: "Dick Marty Ju duhet të fokusoheni raportin tuaj rreth krimeve reale dhe terrorizmit Serb"; “Ja ku janë faktet”; “Ndal! shpifjet e dhe gënjeshtrat” shkruhej në një pankartë tjetër, e cila, ishte e shoqëruar me fotot e trupave të vrarë e të masakruara të grave me fëmijë, pleqve dhe civilëve shqiptarë.

Fjalën kryesore përpara protestuesve, e mbajti ish drejtuesi i Fondacionit "Vendlindja Thërret", Shefki Mexhuani.

“Kohëve të fundit ne jemi dëshmitarë të një orvatje të turpshme të makinerisë propagandistike, tipike shoviniste te qarqeve anti shqiptare dhe kriminale serbe, të cilat depërtuan edhe në mekanizmat e Asamblesë Parlamentare te Këshillit të Europës”, deklaroi Mexhuani.

Ai tha se politika zyrtare hegjemoniste dhe koloniale e Beogradit akoma nuk është shkëputur nga ideologjia e gënjeshtrave të turpshme dhe e parimit se "duke shpifur - diçka do të mbetet".

NOA/INA

KOMENTE