English

PS homazhe për viktimat në Fier dhe Gjirokastër

Gjirokastër, 23 janar, NOA – Në qytetin e Gjirokastrës dhe të Fierit do të zhvillohen sot homazhet dhe ceremonitë mortore të personave që mbetën të vdekur në demonstratë, Ziver Veizi dhe Faik Myrto.

Dega e PS-së së Gjirokastër ka planifikuar zhvillimin e homazheve rreth orë 10:30 për Ziver Veizin. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se në Gjirokastër kanë mbërritur deputetja e PS-së, Arta Dade dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Ndërkohë që pritet dhe mbërritja e kreut të PS-së, Edi Rama.

Arkivoli me trupin e viktimës do të udhëtoj nga fshati Zenelaj për në qytetin e Gjirokastrës, ku është parashikuar dhe zhvillimi i ceremonisë.

Ndërsa ceremonia e Faik Myrtos do të zhvillohet në Fier, rreth orës 12:00 ku pritet të jetë drejtues të lartë të PS-së dhe të koalicionit opozitar. Homazhet do të kryehen në teatrin “Bylys” të këtij qyteti.

a.k/NOA

KOMENTE