Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukan: Zhvillimet në Shqipëri, shumë shqetësuese
English

Kukan: Zhvillimet në Shqipëri, shumë shqetësuese

Eurodeputeti Eduard Kukan, pohon se ngjarjet e fundit në Shqipëri janë shumë shqetësuese:

Z.Kukan, ju jeni kryetari i delegacionit për Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën dhe ju jeni përfshirë në gjetjen e një zgjidhjeje për të kapërcyer ngërçin politik në Shqipëri. Situata është kritike. Ju keni qenë një ndër të parët që keni regaur ditën e premte, i ndjekur nga Komisioni Europian. Cili është reagimi juaj sot? - Ngjarjet e fundit në Shqipëri janë shumë shqetësuese. Fatkeqësisht, ngërçi politik ka zgjatur për një kohë shumë të gjatë në vend. Edhe pse ka patur një iniciativë nga Parlamenti dhe Komisioni për kapërcimin e këtij ngërçi, ne nuk kemi parë asnjë rezultat të kësaj iniciative. Është për të ardhur shumë keq që Shqipëria, anëtare e NATO-s të jetë në këtë situatë, ku klima konfliktuale është përshkallëzuar. Nuk kemi ç’bëjmë tjetër veçse t’i bëjmë thirrje liderëve politikë, që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme për vendin, qytetarët dhe shoqërinë, pasi Shqipëria meriton një jetë shumë më të mirë dhe ky është një mendim që ne e ndajmë të gjithë në Bruksel, për ta parë Shqipërinë të arrijë ambiciet e saj. Nga njëra anë, e kuptoj përgjegjësinë e vendit për të mbajtur rendin publik dhe të mbrojë jetën e qytetarëve që jetojnë në Shqipëri dhe nga ana tjetër respektoj rolin legjitim të një opozite në çdo vend demokratik. Por kryefjala mbetet ajo e deklaratës së presidentit të Parlamentit Europian, Jerzy Buzek, që këto çështje duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, kushtetuese dhe demokratike. Këto janë fjalët kyçe dhe jo konfrontimet, përshkallëzimi dhe dhuna. Që të jem i sinqertë, jam skeptik që liderët e partive politike në Shqipëri e kanë kuptuar këtë mesazh, ndaj kërkohen më shumë përpjekje nga Komuniteti Ndërkombëtar për të ndihmuar Shqipërinë. Shqipëria është vend europian, është pjesë e saj, është partneri ynë. Ne do të donim sinqerisht që të kontribuonim për zgjidhjen e këtij problemi, por duke gjetur mënyrën e duhur. Gjithsesi, i takon liderëve në Shqipëri që të gjejnë zgjidhjen e vërtetë dhe konkrete për gjendjen.

Kemi dëgjuar dhe zotin Svoboda në intervistën e mëparshme, që konsideron se situata në Shqipëri është një problem europian dhe që Shqipëria nuk duhet të lihet e vetme. Mendoni se është momenti i duhur për një iniciativë të dytë që të dilet nga udhëkryqi? - Unë jam dakord me këtë qëndrim. Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një partner dhe duhet të dyfishojmë përpjekjet tonë, por siç e thashë më parë, instrumentet për ta bërë këtë duhet të përcaktohen me vëmendje, në mënyrë që ato të jenë efikase dhe të japi rezultat konkret mbi qëndrimin dhe qasjen e forcave politike në Shqipëri

A u shokuat nga imazhet e demonstratave që qarkulluan gjithandej? A mund të besonit se ajo ishte Shqipëria? - Isha shumë i shokuar nga vdekja e tre personave. I pashë të gjitha videot, materialet filmike, shumë herë dhe ishte vërtet shokuese që të shihje një trup njeriu të shtrirë në rrugë. Nuk e di nga erdhën plumbat, ca thoshin nga snajperat, ca nga të tjera armë, nuk e di. Nuk mund të flitet për këtë, derisa sa të verifikohet, por të shohësh një vdekje njeriu direkt në televizion,është e tmerrshme dhe prandaj thashë që isha shumë i shqetësuar për të ardhmen e Shqipërisë. Të gjithë liderët politikë duhet të ndërgjegjësohen për këtë situatë dhe të tregojnë përgjegjësi. Është shumë zhgënjyese që kjo situatë vazhdon.

Jo të gjithë manifesuesit ishin të dhunshëm, por vetëm një grup prej tyre kanë sulmuar godinat shtetëroe. A mund kë kthehet ky akt i tentimit të marrjes me dhunë në një precedent të rrezikshëm në një vend demokratik? - Është precedent shumë i keq. Akte dhuna si qëllimi i institucioneve me gurë, djegia e makinave apo goditjet. Me aktet e dhunës kundër institucioneve demokratike dhe një zgjidhjeje politike mendoj, se roli i policisë është të mbrojë institucionet, por njëkohësisht duhet thënë se duhen përdorur mjetet e përshtatshme për këtë, gjë që disa herë është e vështirë. Ne kemi parë skenaret e Tunizisë dhe Algjerisë, apo Jemen dhe ndoshta këto skenare po nxisin disa, por situata në çdo vend është e ndryshme. Në vendet demokratike në Bashkimin Europian, nëse ka probleme, ka institucione ku ato mund të zgjidhen. Kjo është mënyra për ti zgjidhur problemet duke respektuar Kushtetutën dhe në mënyrë paqësore, jo duke qëlluar me armë, jo duke hedhur gurë, jo duke sulmuar institucionet dhe godinën e qeverisë. Kjo nuk është rruga e duhur.

A besoni, se Shqipëria ka ende forca për ti treguar partnerëve europianë, se kjo situatë mund të kalohet: Do të doja të besoja që kjo të ndodhë. Unë jam person optimist, por u shpreha skeptik lidhur me ngjarjet që pashë. Nuk ka shumë vend për optimizëm. Por kam besim të patundur se Shqipëria është një vend europian, që është pjesë e Europës, që është në interesin e shqiptarëve që të bëhen pjesë e familjes europiane dhe anëtarë të BE. Besoj, se ky vullnet është shumë i fortë në gjirin e popullsisë shqiptare. Kjo mund të jetë edhe arsyeja më e fortë, që mund t’i nxisi qytetarët e Shqipërisë që të detyrojnë liderët e tyre politikë që të jenë të përgjegjshëm. Në këtë aspekt, jam optimist që do ta shoh Shqipërinë si një shtete anëtar. Rruga do të jetë e vështirë, siç duket nga zhvillimet e fundit, por vendi duhet të shkojë përpara. /ABC News/

KOMENTE