English

Lëvizja Zgjohu: Pakënaqësitë nuk mund të marrin shtetin me dhunë

E martë, 25 janar 2011, NOA- Lëvizja Qytetare Zgjohu! Përmes një njoftimi për mediat e ka cilësuar si dhunë talebaneze, demonstratën famëkeqe të opozitës. Në hyrje të saj, Zgjohu!, shprehu së pari ngushëllimet për viktimat e demonstratave të dhunshme të 21 janarit në Tiranë. “Zgjohu! është e tmerruar nga dhuna në një vend anëtar të NATO-s dhe nga lehtësia e sulmit ndaj organeve të rendit dhe institucioneve të shtetit dhe fton për përgjegjësi organizatorët e protestave të cilët nuk gjetën guximin të vihen në ballë të protestave që vetë i thirrën, por shfrytëzuan pakënaqësinë e popullit të lodhur nga partitë politike”, shkruhet në deklaratë. Më tej thuhet se, “Lëvizja Zgjohu! respekton të drejtën për të demonstruar dhe për të ngritur zërin e pakënaqësisë kundër politikave qeverisëse, por Zgjohu! në asnjë mënyrë nuk pranon shfrytëzimin e pakënaqësisë popullore për përmbysjen e dhunshme të shtetit si dhe marrjen e pushtetit me dhunë”. a.y/NOA

KOMENTE