English

Megan Fox, një paraqitje vetëm me të brendshmet

SHBA, 25 Janar NOA - Kush nuk do të dëshironte që kur të kthehej në shtëpi të gjente Megan Fox të shtrirë në shtrat veshur vetëm me të brendshme të zeza ? Realizimin e kësaj ëndrre ka menduar të bëjë vetë modelja në fushatën e re të Emporio Armanit Underwear dhe Armani Jeans që për të dytin vit radhazi ka zgjedhur aktoren si ikonë të kësaj fushate. Pas Cristiano Ronaldos, pranë saj tashmë është Rafael Nadal, numri një i tenisit botëror. Një çift i vërtetë seks-simbol, të aftë për të humbur logjikën e të tjerëve. Ai i pari në renditjen botërore të tenisit, kampion dy herë në Wimbledon dhe pesë në Roland Garros, ndërsa ajo një bukuri e vërtetë dhe protagoniste e Transofrmers dhe një divë e re e Hollywood.

r.b/NOA

KOMENTE