English

Pasqyra e Shtypit, 25 Janar 2011

Tiranë, 25 Janar, NOA - Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me artikuj që flasin serish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit, duke përfshirë reagimet e gjitha kaheve të politikës vendase dhe ndërkombëtare rreth saj.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i arrestimit apo jo të gardistëve që u përleshën me turmën e demonstruesve, shoqëruar me disa dëshmi të reja rreth fakteve konkrete mbi çka ngjau në të vërtetë ato momente.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Na torturuan si në Gestapo”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete dëshmitë e tre demonstruesve të liruar nga policia.

“Filmimet, prokuroria fletë-thirrje për deputetët Doshi dhe Stërkaqj”, është një artikull tjetër që tregon mbi thirrjet e reja nga organi i akuzës për të përfshirët në demonstratën e dhunshme.

“BE po përgatit një ndërhyrje të re në Shqipëri” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Demonstrata e PS/ Prokuroria thërret Paulin Stërkaj dhe Tom Doshin”, i cili flet për situatën e krijuar mes drejtësisë dhe mazhorancës për 21 Janarin.

“Berisha: Nuk i zbatojmë urdhër-arrestet për Gardën/ Topi: T’u lëmë hapësirën e nevojshme institucioneve”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Zhbllokohet Gërdeci pas 19 seancash të dështuara”; “BERZH: Shqipëria të ketë kujdes nga kriza greke”; “Rudina Seseri, letër të hapur SHBA-ve për demonstratën e opozitës” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Vrasjet, rrëfimi i policit: Gardistët na thanë, po kaluan gardhin, dhijani racën””, i cili citon deklaratat e bëra nga një polic mbi dhunën e 21 Janarit.

“Kontrabanda, sekuestrohet në Kakavijë sasia më e madhe e kafesë, 22 tonë” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar sasisë së kapur në Kakavijë.

Kurse “Rexhep Qosja: Ata që në pushtet mbahen me dhunë, nga dhuna do vdesin”, flet për reagimin e intelektualit të njohur kosovar mbi demonstratën e 21 Janarit.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Tre negociatorë për krizën Berisha-Rama”, i cili tregon sesi ndërkombëtarët kanë ndërhyrë për të qetësuar disi situatën e krijuar mes dy kampeve kryesore politike në vend.

“Dëshmitë nxjerrin fajtorë drejtuesit e Gardës” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon deklaratat e radhës të dëshmitarëve mbi konfliktin mes demonstruesve dhe gardistëve.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Policia arreston dy grupe për të njëjtin krim”, “Defiçiti grek prek rekordin negativ” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Ina Rama arreston Gardën, liron dhunuesit”, i cili pasqyron skenarin e kryeprokurores për të ndëshkuar mazhorancën në lidhje me demonstratën e 21 Janarit.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Lirohet demonstruesi i armatosur, zbulohet i dyti me pistoletë”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Doris Pack: Organizatorët po përdhosin qytetarët”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 25 Janar 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: indo@noa.al.

KOMENTE