English

Policia arreston sërish Gjin Ndreun

Tiranë, 25 Janar, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë vënë sërish në pranga, 32-vjeçarin Gjin Pjetër Ndreu, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë pas konfrontimit me to gjatë demonstratës së opozitës.

“Arrestimi i tij u bë sepse dje në orën 20.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me forcë dhe goditur punonjësit e policisë të rendit”, thuhet në njoftimin përkatës të policisë lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkaq, ai u arrestua edhe para pak ditësh, por u lirua nga gjykata, nën akuzën e mbajtjes së një arme pa leje gjatë demonstratës.

Ndaj tij këtë radhë, rëndon akuza e fyerjes dhe mosbindjes ndaj patrullës së policisë ..(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE