Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokuroria urdhëron zhvarrimin e 3 të vrarëve?
English

Prokuroria urdhëron zhvarrimin e 3 të vrarëve?

Tiranë, 24 Janar 2011 NOA/Update – Prokuroria e Tiranës me mbështetjen e Prokurorisë së Përgjithshme, sipas njoftimeve sot ne media, thuhet se ka nxjerrë një vendim për të urdhëruar Institutin e Mjekësisë Ligjore që të kryejë zhvarrimin dhe autopsinë e tre të vrarëve në demonstratën e dhunshme të 21 janarit 2011.

Zyrtarisht Prokuroria nuk ka nxjerrë ndonjë konfirmim për burimet brenda saj kanë aluduar se vendimi ka dalë në përpjekje për të zbardhur sa më mirë ngjarjet e ndodhura më 21 janar.

Sakaq, burime nga Prokuroria e Përgjithshme deklaruan para pak castesh per agjencine NOA se të paktën deri tani, nuk ka shkuar për ekzekutim një vendim për të urdhëruar Institutin e Mjekësisë Ligjore që të kryejë zhvarrimin dhe autopsinë e tre të vrarëve në demonstratën e dhunshme të 21 janarit 2011.

Nuk është e qartë pse do te duhej të bëhej zhvarrim i kufomave kur autoritetet përkatëse kishin gjithë kohën e mundshme për ta bërë këtë, jo vetëm më 21 janar por edhe të nesërmen, madje për dy prej tyre edhe të pasnesërmen.

Të vrarët e 21 janarit janë Ziver Veizaj nga Gjirokastra, Hekuran Deda nga Laknasi, Tiranë dhe Faik Myrto nga Fieri.

Nga ana tjetër nuk ka asnjë pohim zyrtar nëse është bërë një autopsi tjetër dhe nëse po, përse duhet një e dytë, kur dihet se është Mjekësia Ligjore ajo që e bën këtë procedurë gjithmonë dhe sot, është thirrur sërish ajo.

e.r/NOA

KOMENTE