English

Rama takon aleatët, priten qëndrimet pas demonstratës së përgjakur

Tiranë, 25 janar 2011, NOA- Pak minuta më parë kreu i opozitës Edi Rama ka mbledhur tryezën e aleatëve. Sipas të dhënave paraprake pritet që gjatë saj të diskutohet mbi situatën e krijuar si dhe mbi qëndrimet që pritet të mbahen në vijimësi. Ndërkaq një çështje tjetër që pritet të vendoset nga kjo tryezë është edhe forma se si do të zhvillohet protesta e së premtes. Burime për agjencinë e lajmeve NOA, bëjnë me dije se Rama e ka planifikuar formën se si do të vijojë politika e opozitës në vijim, por nga ana e tyre aleatët pritet të japin opsionet për situatën në të cilën opozita është përfshirë pas demonstratës së përgjakur të 21 janarit. a.y/NOA

KOMENTE