English

Roberto Carlos: Europë më prit!

E martë, 25 janr 2011, NOA- Futbollisti i njohur Roberto Carlos, planifikon rikthimin e tij në Europë. Ai ka deklaruar se ai dëshiron të kërkojë karrierë si trajner sapo të dalë në pension dhe dëshiron të punojë në Evropë. “Kam synim të bëhem trajner ose drejtor sportiv. PSG është klubi ku mund të punoj. Parisi është një qytet i bukur dhe PSG është një klub i madh, si edhe Interi, Real Madridi ose Olimpique Marseille”, ka thënë Roberto Carlos, duke mos fshehur entuziazmin për këtë plan të tij. a.y/NOA

KOMENTE