Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të foshnjave
English

Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të foshnjave

E martë, 25 janar 2011, NOA- Pesë persona janë arrestuar sot në qytetin e Varnës në lindje të Bullgarisë, ndërsa nëntë persona të tjerë janë arrestuar në Greqi, në një operacion të përbashkët të policive të Greqisë dhe Bullgarisë. Nga ana e dy shteteve u zbulua rrjeti i tregtisë me foshnjat bullgare në Greqi, njoftoi sot ministri bullgar i rendit, Cvetan Cvetanov. Ministri bullgar i policisë Cvetanov theksoi se operacioni ishte përgatitur për gjashtë muaj, derisa po vijonin hetimet e hollësishme. Autoritetet policore kanë zbuluar 14 raste të shitjes së foshnjave kryesisht nga familjar të komunitetit rom që jetojnë në Bullgari. Policia greke në qytetin Lamia ka gjetur një foshnje e cila po përgatitej të shitej tek një familje greke. Foshnjat po lindnin në një spital në Lamia, ndërsa ata më pas shiteshin nëpër vende të ndryshme të Greqisë si Athinë, Selanik dhe Patras. Foshnjat janë shitur me një çmim prej 25 mijë euro të gjinisë mashkullore, ndërsa ato të gjinisë femërore prej 18 mijë deri në 20 mijë euro. (INA)/NOA

KOMENTE