Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Svoboda: Situata e Shqipërisë, problem evropian
English

Svoboda: Situata e Shqipërisë, problem evropian

Zv/kryetari i grupit socialist në Parlamentin Europian Hannes Svoboda, thotë se situata që po kalon Shqipëria tani është shumë e rëndë. Svoboda u shpreh se situata që po kalon Shqipëria tani është shumë e rëndë dhe se ky është gjithashtu një problem europian. “Dhuna, - u shpreh ai, - nuk ka vend në vendet demokratike”. Ai po ashtu u bëri apel të gjitha palëve të heqin dorë nga dhuna dhe të angazhohen në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndiqni më poshtë, intervistën me ABC News: Ju njihni mirë rajonin e Ballkanit dhe njihni shumë mirë Shqipërinë. Ju keni deklaruar së fundmi, që situata aktuale në Shqipëri është një çështje europiane. A duhet ta kuptojmë këtë, se ju në Parlament po bëni një përpjekje për të ndihmuar forcat politike në Shqipëri të kapërcejnë këtë situatë? Mendoj, se është absolutisht një problem europian, pasi Shqipëria aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe është një kandidate potenciale. Pas ngjarjeve që ndodhën duke patur si rrjedhojë të vdekur në rrugë, Europa duhet patjetër te reagojë. Ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe të themi së ky është një problem shqiptar. Sigurisht që është problem shqiptar, por është gjithashtu një problem evropian. Sa të rrezikshme ishin sipas jush skenat që patën për qëllim të tregojnë, që pushteti mund të merret me dhunë? A mund të krijojë kjo një precedent të rrezikshëm? Dhuna nuk është kurrë një opsion në vendet demokratike europiane për të marrë pushtetin apo për të ruajtur pushtetin. Dhuna nuk ka vend në territorin europian në vendet demokratike, kështu që është absolutisht e rëndësishme që të gjitha palët të tërhiqen nga dhuna dhe ti paraqesin çështjet e dhunës përpara drejtësisë. Janë Gjykatat që duhet të trajtojnë çështjet e dhunës, duke qenë se ato janë të pavarura. Janë ato që duhet të vendosin se cili është fajtor për aktet e dhunës dhe vrasjet që u bënë dhe cili jo. Unë mund t’ju bëj apel të gjitha palëve që të tërhiqen nga çdo akt dhune dhe të ulen rreth një tryeze, të negociojnë dhe të gjejnë një zgjidhje për të ardhmen e vendit. Kur ju thoni, se situata në Shqipëri është një problem europian, a do të thotë kjo se Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian do të marrin një iniciativë të dytë për të ndihmuar dy forcat kryesore politike në Shqipëri? Ne duhet të marrim patjetër. Ishte e papranueshme që iniciativa jonë e parë nuk ishte e suksesshme dhe që dy forcat kryesore në Shqipëri nuk gjetën një zgjidhje. Meqë ato nuk janë në gjendje që të gjejnë një zgjidhje, ne duhet të mblidhemi patjetër sërish së bashku kushdo qoftë nga Bashkimi Europian, por duhet që Bashkimi Europian të angazhohet në këtë çështje, pasi ne nuk kemi si ti lemë gjërat siç janë aktualisht. A keni qenë në kontakt me Partinë Socialiste në Shqipëri dhe si ka qenë komunikimi juaj? Jo nuk kam qenë në kontakt vetëm me njërën palë, pasi nuk doja që të marrja qëndrimin vetëm të njërës palë. Sapo situata të qetësohet pak dhe që ne të koordinojmë punët tona e Komisioni Europian dhe me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, ne do të marrim kontakt me forcat politike atje. Por mesazhi është shumë i qartë, ndaloni dhunën dhe çdo akt jodemokratik dhe tregohuni të gatshëm për një kompromis dhe uluni në tryezë. Ky është kusht i domosdoshëm për Shqipërinë që të vazhdojë në procesin e saj europian. Por palët pas kësaj që ndodhin duket edhe më shumë larg njëra tjetrës. Mendoni vërtet se ka një mundësi që ato të ulen rreth të njëjtës tryezë? Nëse Shqipëria nuk do që të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por do që të bëhet pjesë e ndonjë komuniteti ekstra-terrest, i takon atyre. Nëse shqiptarët duan të marrin përgjegjësinë për qytetarët e tyre, ata duhet të ulen në tryezë dhe të negociojnë. 3 të vdekur në rrugë janë mjaft. A ishit i shokuar kur patë imazhet e demonstratës në ekran. Ne kemi dëgjuar dje deputetë europianë të thoshin se ishin të shokuar, madje Doris Pack tha që ajo kishte qarë para ekranit përpara imazhe të tilla? Sigurisht që ne ishim të shokuar. Ne nuk mendonim, që kjo është e mundur. Ne kujtonim, se njerëzit do të tregoheshin më të arsyeshëm. Ishte e papranueshme ajo që ndodhi. Të gjitha aktet kriminale duhet të paraqiten para Gjykatave, të dalin me vendime e tyre, por përgjegjësia politike e qeverisë dhe opozitës. Në këndvështrimin tuaj a kishte arritur Shqipëria me heqjen e regjimit të vizave, por edhe me anëtarësimin në NATO të tregonte kapacitetin për të ndryshuar imazhin e saj dhe a i dha kjo që ndodhi një grusht këtij imazhi? Ajo që kemi bërë deri tanin ishte se ne besuam në shpresën dhe dhamë mbështetje për avancimin e Shqipërisë në drejtimin e duhur, por tani kjo shpresë është shkatërruar dhe shpresa dhe besimi duhet të rifitohen sërish.

KOMENTE