English

Angli, 29 vjeçari bëhet gjysh

Londër, 26 Janar, NOA- Është gati të bëhet gjyshi më i ri në vendin e tij një britanik 29 vjeçar babi i një vajze 14 vjeçare e cila është shtatzënë

"Kjo është një histori që përsëritet", ka thënë për mediat vendase 29 vjeçari, i cili ka preferuar të mbetët anonim për të mbrojtur jetën e tij private.

Unë e di sa e vështirë është të jesh prind në moshë shumë të re dhe tani kjo i takon sime bije. Megjithatë, ne të gjithë e mirëpresim në familjen tonë të voglin. Ajo është shumë e re, por ishte e vendosur për ta mbajtur fëmijën.

Nuk e kemi detyruar të bëjë atë që nuk dëshiron, se nuk duam që të na urrejë", ka shtuar gjyshi i ardhshëm nga shtëpia e tij në Uells, i cili u bë baba në moshën 14 vjeçarë në vitin 1996.

Ai më pas sqaroi se nëna e tij, 47 vjeçe është shumë e kënaqur me idenë se do bëhet stërgjyshe së shpejti.

a.e./NOA

KOMENTE