Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu: Drejtësia të hetojë pa ndërhyrje e kërcënime
English

Arvizu: Drejtësia të hetojë pa ndërhyrje e kërcënime

Tiranë, 26 janar 2011, NOA Update - Që Shqipëria të funksionojë në mënyrë të efektshme si demokraci, është absolutisht e domosdoshme që institucionet e pavarura, sidomos ato të ngarkuara me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, ruajtjen e sundimit të ligjit, dhe kryerjen e drejtësisë të lejohen të funksionojnë pa ndërhyrje apo kërcënime nga çdo anë, qoftë kjo qeveri, opozita apo tjetër.... Kështu e nisi konferencën e sotme për shtyp Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, duke garantuar mbështetjen e plotë dhe tërësore të Shteteve të Bashkuara për Prokurorinë e Përgjithshme, një mbështetje e artikuluar qartë në konferencën për shtyp të ambasadorit Arvizu me kryeprokuroren Ina Rama, e cila është akuzuar rëndë nga kryeministri Berisha si aktore në grushtin e shtetit sipas tij të së premtes.

Në deklaratën e sotme, Ambasadori Amerikan theksoi se është me rëndësi kritike që të zhvillohet një hetim i besueshëm dhe i gjithanshëm mbi ngjarjet e 21 janarit.

“Në përgjigje të kërkesës së Prokurores së Përgjithshme për ndihmë teknike nga SHBA për të ndihmuar hetimin e saj, kam kënaqësinë të raportoj që përgjigja jonë është e favorshme. Në ditët dhe javët që vijnë do të punojmë me Prokurorinë e Përgjithshme në përpjekje për të dhënë sa më shumë ndihmë që të jetë e mundur. E kuptojmë që njerëzit duan shpejt përgjigje për pyetjet e tyre. Ndaj, i kërkoj cilitdo që të rezervojë dhënien e gjykimeve deri në kohën kur të dalin në dritë më shumë fakte. Kam këto fjalë për cilindo: lejoni hetuesit të kryejnë punën e tyre. Përpjekja për ta bërë këtë në media nuk i shërben

askujt”, tha Ambasadori Amerikan.

Ai i shprehu mirënjohjen kryeministrit Berisha për vendimin për anulimin e tubimit të së shtunës nga ana e mazhorancës, duke theksuar se një vendim i tillë është vendim prej burri shteti dhe vendimi më i duhur në këtë situatë, ndërkohë bëri me dije se “në takimin e mbrëmshëm me kryeministrin i shpreha gjithashtu që isha i

shqetësuar mbi retorikën e ndezur politike nga të gjitha anët dhe kërkova që ai të

bënte pjesën e tij për ta ulur atë. Dje në mbrëmje, Z. Filip Gordon, Ndihmës

Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane, i telefonoi Kryeministrit për t'i

shprehur shqetësimet tona. Shtetet e Bashkuara përgëzojnë vendimin e Kryeministrit

për ta anuluar tubimin”, nënvizoi Arvizu.

Ai zbardhi gjithashtu edhe takimin 100 minutësh me kryetarin e opozitës, të cilit sikundër tha ambasadori amerikan i shprehu pikëpamjen që dhuna e mëtejshme nuk do të ndihmojë Shqipërinë për të luftuar korrupsionin apo për të çuar përpara aspiratat e popullit shqiptar.

“I kërkova Zotit Rama të merrte në konsideratë anulimin e tubimit të opozitës që është planifikuar për të premten. Më vonë në mbrëmje, Zoti Gordon i telefonoi kreut të opozitës dhe folën për afro 30 minuta. Edhe Z. Gordon theksoi shqetësimin e tij për potencialin për dhunë dhe i kërkoi Z. Rama të anulonte demonstratën”, informoi Arvizu.

Ai shprehu keqardhjen e pamatë që kryesocialisti Rama është shprehur se ka në plan ta

kryejë tubimin ditën e premte, ndërkohë që e nxiti Ramën rishtas ta rishikojë pozicionin e tij.

Shtetet e Bashkuara, tha ambasadori amerikan nuk marrin anën e asnjërës palë, pose ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë shqiptarë të mbështesin institucionet demokratike në vend.

Pyetje: Ju keni zhvilluar takime me shumë udhëheqës politikë. Sa larg një

kompromisi mendoni se janë?

Ambasadori Arvizu: Duhet të punojmë bashkë për të gjetur një mënyrë që të kthehemi

tek 20 janari. Është e qartë që dallimet mes palëve janë mjaft serioze. Por, në

anglisht kemi një shprehje - aty ku ka vullnet, gjendet zgjidhja. Pra, njerëzit

duhet vetëm ta kenë atë vullnet.

Pyetje: A janë zgjedhjet e parakohshme një zgjidhje?

Ambasadori Arvizu: Kjo është diçka që duhet ta vendosin palët. Zgjedhjet demokratike

janë mënyra në të cilën shoqëritë demokratike zgjedhin qeveritë e tyre, zgjedhin

udhëheqësit e tyre. Zgjedhjet vendore janë planifikuar për në maj të këtij viti.

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme janë planifikuar për në vitin 2013. Mua më

duket se nëse ka një mekanizëm kushtetues, nëse Kushtetuta i parashikon zgjedhjet e

parakohshme dhe, nëse palët bien dakord, pse jo. Por kyçi është që duhet të jetë

diçka kushtetuese dhe të gjitha palët duhet të bien dakord me një gjë të tillë.

mit/NOA

KOMENTE