English

Buffon: Italia sytë te Cassano e Balotelli

E mërkurë, 26 janar 2011, NOA- Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, thotë se e ardhmja e Italisë varet nga dy lojtarë, të cilët janë kyç për shpërthimin e ekipit.

“Ata kanë kualitete që janë mbi mesataren dhe mund të ndihmojnë Italinë të bëjë një kërcim të patjetërsueshëm në klas. Ne lojtarët më të vjetër shpresojmë se ata përfundimisht do të fitojnë përkushtimin e merituar me Azzurrët dhe ata mund të na sjellin triumf në gara të mëdha”, ka thënë Buffon, i cili beson se kombëtarja italiane në futboll duhet t’i japë besimin sulmuesit të Milanit, Antonio Cassano dhe atij të Manchester Cityt, Mario Balotelli.

a.y/NOA

KOMENTE