English

Clinton falënderon Kuçin për mikëpritjen

Prishtinë, 26 janar 2011, NOA- Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Clinton, ka falënderuar zëvendëskryeministrin në dorëheqje të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi.

Nëpërmjet një letre të dërguar ditën e sotme në Kosovë Clinton ka shprehur kënaqësinë dhe falënderimin për pritjen, takimet dhe bisedat e sinqerta që ajo zhvilloi me rastin e vizitës zyrtare në Kosovë në muajin tetor të vitit të kaluar. Në letrën dërguar zëvendëskryeministrit Kuçi, Clinton shprehet se, “Me dëshirë pres që edhe në të ardhmen të vazhdoj të punoj me ju dhe qeverinë tuaj, për të forcuar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

a.y/NOA

KOMENTE