English

Demonstrata, Xibri në provë për 18 muaj

Shërbimi i provës informon prokurorinë, shtetasi Zibri në provë për 18 muaj për veprën penale të manifestimeve të paligjshme

Tiranë, 26 Janar 2011 NOA - Zyra e Shërbimit të Provës pranë Ministrisë së Drejtësisë ka informuar Prokurorinë mbi shkeljen e Vendimit të Gjykatës nga shtetasi Fiqiri Xibri, i cili ka qenë i dënuar me Vendimin e Gjykatës Tiranë nr. 1531, datë 25.11.2010 për veprën penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes ne grumbullimin e manifestimeve të paligjshme”, duke e vënë në provë për 18 muaj me detyrimin që të mos kryejë përsëri këtë vepër penale.

Në kushtet e shkeljes së këtij vendimi gjyqësor, Shërbimi i Provës ia referon këtë çështje prokurorisë për shqyrtim.

Bëhet fjalë për kryetarin e Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri, 53 vjeç, i cili po merr mjekim në spital.

Ai është nën gjendje arresti pasi figuron si një ndër 113 të arrestuarit në flagrancë gjatë demonstratës së dhunshme të 21 janarit të organizuar nga opozita.

e.r/NOA

KOMENTE