Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtoria e Burgjeve bën analizën, gjatë 2010-ës është rritur siguria
English

Drejtoria e Burgjeve bën analizën, gjatë 2010-ës është rritur siguria

Tiranë, 26 janar 2011, NOA- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ditën e sotme ka bërë analizën vjetore të saj.

Pas zhvillimit të analizave në 21 institucionet penale në vend, u organizua analiza e përgjithshme, ku u bë një vlerësim i mbarëvajtjes dhe ecurisë së sistemit të burgjeve dhe paraburgimeve gjatë 2010-ës.

Në këtë analizë mori pjesë dhe Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, i cili në fjalën e tij e vuri theksin në rëndësinë e rritjes së kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe profesionale të stafit.

Ministri Nishani, theksoi zhvillimin e praktikave të trajnimit, duke u bazuar në punën e përditshme të institucioneve dhe problematikave që dalin.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, bëri një përmbledhje kryesore të arritjeve dhe problematikave të këtij sistemi.

Sipas tij, “sistemi i institucioneve të vuajtjes së dënimit, është një nga organizmat, ku reformat demokratike kanë sjellë një ndryshim tërësor.

Më tej Dibra tha se, “Duke ju referuar indikatorit raporti të burgosur 1 polic, për vitin 2009 ka rezultuar 1.6, po i njëjtë 1.6 rezulton dhe për 2010. Realizimi i raportit 1 polic me 1.6 të dënuar, ka sjellë forcimin e sistemit të sigurisë, si dhe vrojtimin nga afër të burgosurve, duke eliminuar tentativat për vetëvrasje, arratisje etj. Gjithashtu, është faktor ndikues në mënyrë pozitive, në gjendjen psikologjike të punonjësve të policisë, duke eliminuar stresin dhe rritur gatishmërinë”.

Më tej ai theksoi se, rëndësi i është dhënë dhe formimit profesional të dënuarve dhe paraburgosurve në specialitete të ndryshme si kuzhinë, punë dore, kopshtari, kurse të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, parukeri, etj.

Në vitin 2010, nga këto kurse kanë përfituar 745 të dënuar dhe paraburgosur, të cilët janë pajisur me certifikatë të njohur nga MPÇSSHB.

Ndryshimet kanë ardhur paralelisht me ndryshimet konceptuale, logjistike, financiare dhe infrastrukturore.

Që prej aprovimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është angazhuar seriozisht, që të zbatojë ligjin në vendin e vuajtjes së dënimit, me qëllim krijimin e një sistemi të sigurt, si dhe rehabilitimin e personave me liri të kufizuar dhe integrimin e tyre në shoqëri, në përputhje me politikat e Qeverisë Shqiptare.

Gjatë kësaj analize u theksua se, në maj të 2010-ës, filloi për herë të parë në sistem, zbatimi i trajtimit dhe përfitimeve suplementare për punonjësit e policisë së burgjeve, si dhe është viti i dytë që po zbatohet me sukses programi i trajnimit gjashtë javor me punonjësit e rolit bazë.

Theksohet se për vitin 2010 numri i arratisjeve ka rezultuar në 2 të burgosur, përkundrejt 0 për vitin 2009.

Gjithashtu, gjatë 2010-ës janë konstatuar 13 raste mos kthimi nga leja; prej të cilëve 9 janë kapur dhe rikthyer në vendin e vuajtjes së dënimit, kundrejt 8 rasteve për vitin 2009.

Dibra e mbylli analizën vjetore duke theksuar se, “për vitin 2011, do të inkurajoja stafin, të rrisin aftësitë e tyre profesionale, të punojnë seriozisht në misionin që u është caktuar dhe mbi të gjitha të kuptojnë se shërbimi që ata kryejnë, është në funksion të krijimit të sigurisë dhe qetësisë të gjithë shoqërisë shqiptare”.

a.y/NOA

KOMENTE