English

Edhe Van Bommel bashkohet me Milan

Milano, 26 Janar NOA -

Mark Van Bommel është një lojtar i ri i Milanit. Mesfushori holandez mbërrin nga skuadra gjermane e Bayern Munchen për të qëndruar deri në fund të këtij sezoni.

Lajmi është zyrtarizuar nëpërmjet një njoftimi nga ana e të dy ekipeve. Mbylljen e marrëveshjes është bërë nga agjenti i lojtarit, Mino Raiola.

Në pasdite apo në mbrëmje, lojtari do të mbërrijë në Milano për nënshkrim e kontratës dhe nënshtrimin e vizitave mjekësore.

33 vjeçari mund të bëjë debutimin e tij duke filluar që në ndeshjen me Sampdorian e cila është e vlefshme për Kupën e Italisë.

r.b/NOA

KOMENTE