English

Fëmijët, më shumë teknologjikë se praktikë

SHBA, 26 Janar NOA/ Rid Bulku - Gjithnjë e më shumë “teknologjikë” dhe shumë më pak të prirur për lëvizje dhe për jetë në natyrë. Ky është profili i fëmijëve të sotëm, i realizuar nga Avg, një kompani informatike e specializuar në programe të sigurisë.

E sipas këtij profili të realizuar, fëmijët e sotëm janë shumë më të aftë në përdorimin e kompjuterëve se sa të ecin me biçikleta. Ky sondazh i trishtë, është kryer nga kompania, mbi 2200 nëna me fëmijë të moshës 2 dhe 5 vjeç, me banim në 10 vende të ndryshme.

Krahasimi i zakoneve të të vegjëlve tregon se 58% e tyre, janë në gjendje të përdorin kompjuterin.

Rrjedhimisht është shumë më e vogël përqindja e atyre që dinë të ngasin biçikletën (52%).

Për më tepër, për të theksuar këtë fakt, janë rreth 19% e fëmijëve mes moshës 2 dhe 5 vjeç që dinë të luajnë me një smartphone, ndërsa vetëm 9% e tyre dinë të lidhin këpucët vetë.

r.b/NOA

KOMENTE