Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Qeveria po reflekton, kemi vullnet për hetim ndërkombëtar
English

Haxhinasto: Qeveria po reflekton, kemi vullnet për hetim ndërkombëtar

Tiranë, 26 janar 2011, NOA – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto vlerësoi pasdite qëndrimin dhe përkujdesjen e partnerëve kryesorë ndërkombëtarë, të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar pas protestave të dhunshme të opozitës në datën 21 janar. Në një prononcim për mediat zoti Haxhinasto theksoi se përdorimi i dhunës si mjet për arritjen e qëllimeve politike është e palejueshme. Ai siguroi sakaq se qeveria është duke reflektuar, pasi sikundër tha Haxhinasto, qeveria ka shprehur vullnetin për të krijuar të gjitha mundësitë për realizimin e një hetimi ndërkombëtar. Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme rikujtoi se qeveria reagoi edhe duke anuluar mitingun e saj paqësor të ditës së shtunë. “Ju bëj me dije se qeveria është e angazhuar të realizojë të gjitha detyrimet e saj për kthimin në normalitet të aktivitetit të institucioneve, dhe këtu dua të nënvizoj se tashmë po përfundon plani i punës për realizimin e 12 prioriteteve të Opinionit të Bashkimit Evropian”, tha Haxhinasto. Zëvendëskryeministri nënvizoi se përmbushja e prioriteteve është e domosdoshme, që Shqipëria të vazhdojë në procesin e saj të integrimit e papenguar me mjete dhune. mit/NOA

KOMENTE