English

Juventus, rikthehet Iaquinta

Torino, 25 Janar NOA - Vincenzo Iaquinta është duke u rikthyer. Sulmuesi kalabrez, i cili është ndalur që nga periudha e Vitit të Ri si pasojë e një tërheqje muskulore në kofshë, është kthyer në stërvitje së bashku me shokët e tij. Në fund të seancës, në të cilën nuk kanë marrë pjesë lojtarët që ishin në formacion në ndeshjen e fundit të bardhë e zinjve me Sampdorian në Marassi, Iaquinta shënoi pesë gola. Një provë të mirë ka zhvilluar dhe Martinez, i cili mund ta nisë ndeshjen kundrejt Romës, e vlefshme për Kupën e Italisë, që nga minuta e parë. Melo ka punuar ende i veçuar në palestër.

r.b/NOA

KOMENTE