English

Meta: Demonstrata për viktimat, hipokrizi e Ramës

Tiranë, 26 janar, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka deklaruar sot se opozita duhet tu përgjigjet thirrjeve të ndërkombëtarëve për normalizimin e situatës. Në një deklaratë për mediat, dhënë sot në selinë e LSI-së, Meta ka theksuar se është e nevojshme ulja e palëve në dialog.

Ai ka vlerësuar vendimin e mazhorancës për anulimin e mitingut dhe ka theksuar se “anulimi është kontribut për normalizimin e situatës”.

Nga ana tjetër kreu i LSI-së ka theksuar se vazhdimi demonstratës është “hipokrizi e kreut të PS-së për në emër të viktimave”. Duke folur për vendimin e prokurorisë, Meta ka theksuar se ai është i padrejtë dhe hetimi duhet të jetë i plotë.

Duke folur për urdhër-ndalimet Meta u shpreh se “nëse kriminelët do të kishin marrë kryeministrinë drejtuesit e gardës sërish do të ishin arrestuar se përse e lanë institucionin në duart e tyre”.

a.k/NOA

KOMENTE