Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Një popull pa memorien e së keqes”
English

“Një popull pa memorien e së keqes”

Visar Zhiti në median italiane, dënon vandalizmat e 21 janarit. Në gazetën e përditshme italiane “Il Sole 24 Ore” ndër më njohurat në botë, shkrimtari Visar Zhiti i dha dje një intervistë gazetares Angela Manganaro, ku dënohen vandalizmat e 21 janarit të opozitës socialiste dhe sulmi i çmendur ndaj institucioneve të shtetit

Nga Angela Manganaro

Visar Zhiti ka qenë 10 vjet në burg sepse shkruante poezi “hermetike dhe të trishta”, pra kundë regjimit. Gjykimi i shtëpisë botuese më 1979 mbështetet nga partia komuniste shqiptare dhe poeti 27 vjeçar dënohet për një libër të pa botuar ndonjëherë.

Sot Zhiti vëren me shqetësim krizën e shpërthyer nga manifestimet antiqeveritare të së premtes. “Shqipëria nuk është një tjetër Tunizi – thotë - dhe ky nuk është zemërim i njerëzve, por e lidervë të opozitës që nuk kanë durim e duan pushtet pa patur arsye serioze. Të premten pamë një polici korrekte dhe manifestues që i sulmuan policët, domethënë që sulmuan po qytetarët. Më vjen rëndë të them që liderët e opozitës ishin larg dhe e vrojtonin skenën nga xhamat e një bari.”

Po është një viedeo në të cilën shihet se si gardistët shtien nga Pallati Qeveritar.

“Është një pjesë e së vërtetës. Zemra ime qan për atë që ndodhi. Kjo video është trishtuese shumë, por Shqipëria ka nevojë që së bashku të gjithë të respektojmë institucionet. Kryeministri tha se duhen respektuar ligjet. Për policinë vendos drejtësia dhe jo politika.”

Zhiti, deputet më ’96, e përjashton rrezikun e një lufte civile si ajo e ’97 me dy mijë të vrarë rrugëve.

“Lufta civile është retorikë. Vendi nga kriza ka kaluar në rritje ekonomike si ajo e vitit që shkoi me 4.5 %. Është fakt – vazhdon ai – që kujtesa jonë është dëmtuar nga diktatura. Jemi afër 27 Janarit, Dita e Kujtesës dhe tek ne, dhe vë re që ne shqiptarët e harrojmë shpejt të keqen dhe nuk e përdorim gjithmonë mirë lirinë tonë.”

Zhiti ka qenë dhe punëtor në një fabrikë tullash, gazetar në opozitë, i papunë. I lidhur me Italinë, ka punuar në ambasadë në Romë, etj. “Kam kaluar ditët e mia të para si njeri i lirë në Milano në ’90 gjatë një stazhi në gazetën tuaj, e kujtoj me emocion, vija nga burgu, i dënuar për poezi”

Poezi që flisnin për trëndafilat, kujton Umberto Eco në “Republica” tre muaj më parë. Për opozitën e sotme thotë: “Rama përdor vështirësitë ekonomike për të marrë pushtetin, pasi humbën zgjedhjet e 2009 dhe në vend të dorëheqjes, flasin për manipulime. Zgjedhjet mund të mos kenë qenë perfekte, por më të mirat nga të gjitha të shkuarat, të njohura nga vëzhguesit ndërkombëtar.”

Poeti, i përkthyer në pesë gjuhë, e di korrupsionin dhe vështirësitë e një “kapitalizmi të egër.” Shton “Kam punuar bashkë me ish persekutorët e mi, i njoh metodat e tyre, s’besojnë në askënd: nuk dinë të kuptojnë se si Shqipëria duhet të jetë në Europë.”

Shpresa e tij është që qeveria dhe opozita të dialogojnë: “Bëj pjesë në të pafajshmit që besojnë”.

* “Il Sole 24 Ore”

KOMENTE