English

Parashikimi i motit për sot, 26 Janar

Tiranë, 25 Janar 2011 NOA - Moti i kthjellet do te mbetet prezent serish ne territorin shqiptar gjate dites se merkure.

Kthjellime do te kete ne te gjithe zonen e ulet dhe ate bregdetare POR ne zonat malore nuk do te mungojne edhe vranesirat ku me te theksuara do te jene ne verilindje - juglindje te Shqipërisë: Ne Kukës, Puke, Peshkopi si edhe ne qytetet: Pogradec, Korçë, Erseke.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e dites do te vijoje me mot te kthjellet ne pjesen me te madhe te vendit perjashtuar zonat malore te cilat do te mbeten me vranesira te here pas hershme.

Te njejtat kushte amosferike do te na shoqerojne edhe gjate nates.

Temperaturat ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne vlerat minimale ndersa ne vlerat maksimale do te kemi rritje me 2 grade te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim Perendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete deri ne 3 balle.

Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga mot i vranët me reshje shiu dhe debore.

Problematike situata do te jete ne France dhe Gjermani ku reshjet e shiut dhe te debores do te jene me intensitet te larte te cilat do te shoqerohen me stuhi te forta ere. Gjithashtu me reshje shiu dhe debore do te jene Ishujt Britanik dhe vendet Balltike.

Europa Qendrore ne oret e para te mengjesit do te perfshihet nga mjegulla e dendur. Ndersa Gadishulli i Ballkanit dhe Vendet Nordike do te karakterizohen nga mot i kthjellet dhe temperaturat e ulëta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Ballkani do te alarmojne per temperatura te ulta;

Gjermania dhe Franca do te rrezikohen per reshje shiu dhe debore;

Europa Qendrore do te rrezikohet nga mjegulla e dendur.

e.r/NOA

KOMENTE