Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas divorcit Johansson vë rregulla: Jo seks natën e parë
English

Pas divorcit Johansson vë rregulla: Jo seks natën e parë

E mërkurë, 26 janar 2011, NOA- Aktorja e njohur Scarlett Johansson në një intervistë të gjatë për mediat amerikane sqaron arsyet e divorcit nga i shoqi dhe çfarë do ndryshojë në jetën e saj.

Ajo ka thënë se ndarja nga aktori Ryan Reynolds ka ardhur, pas një shqyrtimi të gjatë pasi sipas saj, çifti nuk ka kaluar shumë kohë bashkë.

“Mendoj se nevoja për ndryshim të shpeshtë të partnerit është në natyrën e njeriut, por unë jam konservative dhe nuk jam përkrahëse e seksit të çastit, pra për një natë apo lidhjeve të çastit të cilat janë jetëshkurtër. Unë në një lidhje të tillë do të isha e dëshpëruar. Mendoj se jo të gjithë njerëzit mund të jenë besnikë, por mendoj se të tillë ka mjaft”, ka theksuar Scarlett.

Ajo ka shtuar se për momentin planifikon të mbetet beqare dhe se do të mendojë gjatë para se të lidhet seriozisht me një mashkull të ri.

a.y/NOA

KOMENTE