Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse Shqipëria nuk është Tunizi
English

Pse Shqipëria nuk është Tunizi

Artikull i Corriere Della Sera

Ndërsa lideri i opozitës Edi Rama i dërgonte apel Italisë dhe BE-së që të dënonin dhunën në Tiranë për vrasjen e tre manifestuesve, Pallati Kixhi nxirrte një komunikatë : “Italia dënon çdo lloj dhune dhe i bën thirrje opozitës dhe qeverisë së Tiranës që të zgjidhin në mënyrë paqësore nëpërmjet institucioneve dhe dialogut politik diferencat ekzistuese”.

Është evidente që apeli i Ramës nuk është dëgjuar.

Por nuk bëhet fjalë vetëm për një pozicion të ekuilibruar. Në mënyrë të tërthortë lajmërohen të gjithë palët që një dhunë tjetër e mundshme, duke parë situatën aktuale të bllokut kundër bllokut, do të shihej me disfavor si nga Roma ashtu dhe nga Brukseli.

T’i ofrosh një mundësi qeverisë në detyrë të Tiranës, duke vijuar mbajtjen të ankoruar Shqipërinë pranë Evropës, është sot zgjidhja më e mirë.

Shqipëria nuk është Tunizi.

Presidenti tunizian Ben Ali ishte në pushtet që nga viti 1987, në sajë të rizgjedhjeve periodike, formale. Në Tiranë kryeministri Sali Berisha është në pushtet që nga vitit 2005 dhe u rizgjodh në vitin 2009, edhe pse me vota të ngushta dhe me akuza për manipulime. Por nëse Berisha është një politikan me eksperiencë dhe i diskutuar, edhe lideri i opozitës dhe i partisë socialiste Edi Rama, nuk është vetëm një artist ekstravagant.

Është një politikan me karriere të gjatë, kryetar i Bashkisë së Tiranës që nga viti 2001. Një politikan që ka fituar popullaritet duke transformuar Tiranen e zbehte të Enver Hoxhës në një qytet plot me të rinj dhe me lokale, por që edhe ai ka një CV politike të njollosur nga akuza të përsëritura për korrupsion dhe abuzime në dhënien e lejeve të ndërtimit.

Në Shqipëri nuk ka asnjë kalorës të bardhë që do ta lirojë vendin nga pushtimi, nuk ka një kalorës të bardhë dhe, për fat dhe meritë të shqiptarëve, nuk është regjimi shtypës i së shkuarës. Duhet të rikujtojmë se në Shqipëri bashkëjetojnë 70% myslimanë të moderuar, 20% ortodoksë dhe 10 % katolikë, por grupet e ndryshme fetare nuk kanë qëlluar asnjëherë njeri tjetrin ashtu siç ka ndodhur në ish Jugosllavi dhe elementi fetar nuk është shfrytëzuar deri tani nga asnjë palë politike.

Rasti shqiptar është ai i një bashkëjetese dhe tolerance fetare që është për t’u ruajtur për të ardhmen e Evropës.

Pastaj është ekonomia. Shqipëria është një vend i varfër që dëshiron të rritet me shpejtësi. Për më tepër, shumë më mirë që kjo të ndodhë në kornizën e sfidave të parashtruara nga aderimi i mundshëm i vendit në Bashkimin Evropian. Le të mendojmë vetëm për bujqësinë që përfaqëson akoma 1/5 e prodhimit të brendshëm bruto, por produktet shqiptare nuk arrijnë të shkojnë në raftet e supermarkatave italiane.

Dhe kjo për shkak të një produktiviteti akoma tani i penguar nga kundërshti të rënda juridike në dhënien e së drejtës së pronësisë nga probleme logjistike dhe të certifikimit të cilësisë së mallrave. Këto janë nyje të cilat ankorimi i mundshëm në Bruksel do të ndihmonte për t’i zgjidhur.

Pa harruar që nga 15 dhjetori heqja e regjimit të vizave Shengen për qëndrimin afatshkurtër vlen edhe për Shqipërinë: Shqiptarët nuk kanë më nevoje për vizë për të udhëtuar në BE.

Dhe është e qarte se, përballë një masakre, Italia- që aktualisht ka me tepër se gjysmë milioni emigrantë shqiptarë – do të gjendej përballë një presioni migrator të konsiderueshëm dhe do të jetë ajo që do të paguajë çmimin më të lartë për degjenerimin situatës në vendin e Shqiponjave.

25 Janar 2011

KOMENTE