English

Qeveria: Shpërblim për dëshmitë mbi 21 Janarin

Tiranë, 26 janar, NOA Update – Të gjitha dëshmitë e vyera apo informacionet mbi demonstratën e 21 Janarit, do të shpërblehen nga ana e qeverisë.

Një masë të tillë e ka njoftuar gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, vetë kryeministri Sali Berisha, duke e porositur ministrin e Financave që të hartojë një fond të posaçëm për të gjitha dëshmitë e vlefshme në kuadrin e hetimit parlamentar të asaj që ndodhi në 21 Janar në bulevardin kryesor të vendit.

“Ftoj qytetarët që të kontribuojnë në këtë hetim, pasi një akt të tillë, vendi nuk e ka njohur kurrë në historinë e tij, që nga viti 1924 dhe deri më sot”, bëri me dije më pas kreu i qeverisë ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE