Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Me rrobat dhe heshtjen e zisë të lutemi në demonstratën homazh
English

Rama: Me rrobat dhe heshtjen e zisë të lutemi në demonstratën homazh

Tiranë, 26 janar 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, duke falenderuar ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve për takimet e tyre dhe thirrjet e lëshuara për qetësimin e situatës politike në vend, i ka bërë thirrje sot qytetarëve shqiptarë që të nderojnë kujtimin e tre demonstruesve të vrarë të premten e kaluar të 21 janarit, duke protestuar të premten në formë homazhi për tre të vrarët. Në një konferencë të posaçme për mediat, shefi i opozitës u ka bërë thirrje qytetarëve se kush do që të marrë pjesë në nderimin e demonstruesve të vrarë është i ftuar të vijë t’i nderojë ata në demonstratën homazh që do të zhvillohet të premten në 28 janar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

“Kush dëshiron të protestojë ndaj vrasjes së demonstruesve dhe të lutet me fjalë të thëna pa zë në nderim të tyre është i ftuar të marrë pjesë, të premten në demonstratën për homazh”, tha kryesocialisti Rama.

“Kush dëshiron nderimin e viktimave të terrorizmit në identitetin e këtij kombi, të vijë me aspiratat e me rrobat e zisë shqiptare, dhe me heshtjen e dhimbjes së patregueshme, le të bëhet pjesë e demonstratës homazh të 28 janarit”, bëri thirrje zoti Rama.

Më tej, Rama deklaroi se kjo është një rezistencë popullore për të mbyllur rrugën dhe realitetin shqiptar të marrë peng.

“Kush mendon se rezistenca jonë mund të thyhet gabon”, tha Rama duke theksuar se në protestën e të premtes duhet të rrinë larg të gjithë ata që besojnë te lodrat e dhunës e jo te këmbëngulja për paqe.

mit/NOA

KOMENTE