Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Të kujtojmë viktimat e terrorizmit në homazhet e 28 janarit
English

Rama: Të kujtojmë viktimat e terrorizmit në homazhet e 28 janarit

Tiranë, 26 janar 2011, NOA Update – “Kush dëshiron t’i kujtojë viktimat e terrorizmit qeveritar duke respektuar traditën e kësaj toke, dinjitetin e këtij populli, aspiratat europiane të kësaj lëvizjeje qytetare me rrobat e zisë shqiptare, me lulet e nderimit njerëzor, me heshtjen e dhimbjes së patregueshme është i ftuar të marrë pjesë në homazhet e 28 janarit”. Pas kërkesës së ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu për anulimin e demonstratës së të premtes së 28 janarit, kryetari i Opozitës Edi Rama i ka bërë një apel qytetarëve shqiptarë të demonstrojnë në heshtje dhe në zi për viktimat e pafajshme të demonstratës së 21 janarit. Shefi i selisë rozë në një konferencë për shtyp shrehu mirëkuptimin ndaj partnerëve ndërkombëtarë për shqetësimin e posaçëm në këto momente dramatike për Shqipërinë duke i falenderuar ata për përfshirjen e tyre pa rezerva në funksion të kapërcimit të situatës.

E në këtë kontekst Kryesocialisti Rama i ka drejtuar një thirrje të qartë qytetarëve shqiptarë me fjalët: “Kush dëshiron të lutet me fjalët e tij të thëna pa zë, bashkë me këdo tjetër që njësoj kërkon një atdhe ku të fitojë paqja jo dhuna, respekti për njëri tjetrin jo armiqësia me njëri tjetrin, bashkëjetesa europiane jo barbaria fashiste, është i ftuar të marrë pjesë në homazhet e 28 janarit”.

“Kush dëshiron t’i tregojë botës mbarë, që në të gjitha ekranet e gjuhët do të përcjellë homazhet e 28 janarit, se shqiptarët vriten, plagosen,rrihen e nëpërkëmben në mes të Europës si të ishin të pushtuar jo të qeverisur, dhe megjithatë as do të jepen rrugëve të dhunës e as të fshihen qosheve të frikës, është i lutur të vijë për të ndezur qiriun e ëndrrave e shpresave të veta që ishin dhe ëndrrat e shpresat e tre demonstruesve të paharrueshëm”, tha Rama.

Rama theksoi se kush beson tek verbëria e dhunës, jo tek lotët e paqes nuk ka lidhje me rrugën e opozitës për rezistencë paqësore.

“Kush beson tek padurimi i dhunës, jo tek këmbëngulja e paqesnuk ka lidhje me rrugën tonë të rezistencës paqësore. Kush beson tek hapja e plagëve të reja për të mbyllur plagë të vjetra, nuk ka lidhje me rrugën tonë të rezistencës paqësore”, nënvizoi zoti Rama.

Ai bëri thirrje se ata që mendojnë se kjo është një luftë për të marrë pushtetin nga rruga gabohet, pasi sikundër deklaroi Rama kjo është një rezistencë paqësore për t’i mbyllur rrugën një pushteti që kërkon ta kthejë Shqipërinë mbrapa, në të shkuarën e dhunshme të partisë në pushtet.

Shefi i Opozitës, Edi Rama ripërsëriti apelin e tij se “kush mendon se rezistenca jonë mund të thyhet me arsyen e forcës përsëri gabohet, pasi kjo është një rezistencë që mund të mallkohet, kërcënohet apo refuzohet por nuk mund të thyhet, sepse ajo vjen nga forca e arsyes dhe realiteti i një Shqipërie të marrë peng”, tha Rama.

Ai i bëri thirrje shqiptarëve se “e duam Shqipërinë një vend ku Europa të mos mbetet parrullë për të ardhmen, po realiteti i të sotmes shqiptare, ku të ndërtohet një orë e më parë një shtet për qytetarët jo një shtet për të kapur pushtetarët”.

mit/NOA

KOMENTE