Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i “Human Rights Watch”: Hetim i pavarur
English

Raporti i “Human Rights Watch”: Hetim i pavarur

Nju York, 26 Janar, NOA - Përfaqësues të Organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Human Rights Uatch” HWR, kanë reaguar sot lidhur me ngjarjen e datës 21 janar. Ata kërkojnë mos ndërhyrjen e ekzekutivit në hetime dhe shmangien e dhunës. Më poshtë lexoni të plotë raportin e “Human Rights Uatch.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nuk duhet të ndërhyjë në hetimin penal mbi goditjet fatale me armë të tre protestuesve që demonstronin kundër qeverisë më 21 Janar 2001, tha sot Human Rights Watch.

Të tre protestuesit u vranë gjatë demonstrimeve të dhunshme në kryeqytetin e Tiranës, organizuar nga opozita, Partia Socialiste, për të protestuar ndaj korrupsionit dhe mashtrimit elektoral.

Prokurorja e Përgjithshëm i Shqipërisë, Ina Rama, urdhëroi ndalimin e gjashtë oficerëve të Gardës së Republikës e cila mbron zyrtarët dhe institucionet qeveritare, në lidhje me goditjet fatale me armë zjarri. Berisha reagoi duke akuzuar Ramën për mbështetjen e një grushti shteti duke thënë se arrestet “absolutisht nuk do të ekzekutohen”.

“Komentet dhe kritika e kryeministrit ndaj prokurorit të përgjithshëm rrezikojnë një hetim të pavarur mbi vdekjet e protestuesve” tha Benjamin Ward, zëvendës drejtori për Evropën dhe Azinë Qendrore në Human Rights Watch. “Të gjitha forcat politike duhet ta lënë prokuroren të kryejë hetimin e duhur mbi sjelljen e protestuesve dhe forcave të rendit.”

Partitë politike opozitare të Shqipërisë duhet të jenë gjithashtu të kujdesshme për të mos nxitur dhunë, tha Human Rights Watch. Disa liderë opozitarë kanë bërë disa deklarata të forta kundër qeverisë dhe Kryeministrit Sali Berisha para protestës.

Në protestën e 21 Janarit, protestuesit që demonstruan kundër qeverisë u ndeshën me policinë. Raportimet dhe videot e medias për demonstratën tregojnë se protestuesit hidhnin shkopinj dhe gurë në drejtim të policisë, ndërsa policia përgjigjej me gaz lotsjellës, fishekë gome, makina ujëhedhëse dhe armë zjarri. Raportimet e medias tregojnë se u plagosën përafërsisht nga 60 deri në 150 policë, gardistë dhe protestues. Policia kreu më shumë se 100 arrestime.

Më 24 janar, Kryeministri Sali Berisha u takua publikisht me anëtarët e Gardës së Republikës dhe mbrojti qëndrimin e tyre gjatë demonstratës. Ai i cilësoi urdhër-ndalimet kundër gjashtë oficerëve “një mesazh se ata që mbrojnë Këshillin e Ministrave do të arrestohen”.

Që nga 25 janari, policia nuk e ka ekzekutuar urdhrin e prokurorit të përgjithshëm për të ndaluar gjashtë anëtarët e gardës së republikës, duke përfshirë komandantin e saj dhe dy oficerë të tjerë të lartë.

Sipas legjislacionit për të drejtat e njeriut, forcat e rendit mund të përdorin forcë kundër demonstruesve të cilët përdorin dhunë. Por përdorimi i forcës dhe armëve të zjarrit lejohet vetëm nëse mjetet e tjera nuk janë efektive ose nuk ka gjasa që të arrihet rezultati i kërkuar. Kur përdorin forcën, organet e rendit duhet të tregojnë vetë-përmbajtje dhe të veprojnë në mënyrë proporcionale me seriozitetin e shkeljes. Në veçanti, në rast se ka viktima të shkaktuara nga përdorimi i armëve të zjarrit nga forcat e rendit, legjislacioni për të drejtat e njeriut parashikon hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe efektiv mbi vdekjet për të vërtetuar në se vrasjet ishin të ligjshme.

Shqipëria është përballur me një tension të vazhdueshëm politik që nga zgjedhjet parlamentare në vitin 2009, kur Partia Socialiste akuzoi Berishën dhe Partinë Demokratike për manipulimin e votave. Që atëherë, opozita ka kritikuar qeverinë për dështimin e saj në luftën kundër korrupsionit endemik.

Më 14 janar, Zv/Kryeministri Ilir Meta dha dorëheqjen pas shfaqjes së një videoje në një stacion televiziv lokal që tregonte dukshëm përpjekjen e tij për të influencuar një tender qeveritar.

Partia Socialiste ka bërë thirrje për një demonstratë tjetër më 28 Janar. Qeveria shpalli një “grumbullim kundër dhunës” për ditën pasuese.

Bashkimi Evropian, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe qeveria Amerikane e kanë dënuar dhunën nga protestuesit dhe forcat qeveritare dhe kanë bërë thirrje për “dialog konstruktiv dhe kompromis në mënyrë që të zgjidhen diferencat ekzistuese politike”. OSBE shtoi se hetimi mbi ngjarjet e dhunshme duhet të vazhdojë “pa ndonjë formë ndërhyrjeje”.

Në një deklaratë, më 25 Janar, ambasadori amerikan në Shqipëri deklaroi se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin Prokurorinë e Përgjithshme tërësisht dhe plotësisht”.

“Qeveria, mazhoranca dhe opozita duhet të punojnë së bashku drejt një zgjidhjeje paqësore të mosmarrëveshjeje politike dhe të shmangin veprimet që rrezikojnë nxitjen e një dhune më të madhe”, tha Ward.

FUND

KOMENTE