English

Urgjent/ Grabitet filiali i një banke pranë Selitës

Tiranë, 26 janar, NOA – Persona të pamaskuar dhe në mes të ditës kanë tentuar të vjedhin filialin e një banke në Tiranë, pranë kryqëzimit të “Vasil Shantos”, në afërsi me zonën e Selitës.

Ngjarja bëhet me dijeni paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës, sipas të cilave, grabitja ka ndodhur vetëm para pak minutash dhe ende nuk dihen detaje të tjera rreth saj.

Grupi hetimor tashmë ka shkuar në vendngjarje dhe është duke marrë në shqyrtim të gjitha detajet si dhe po merr në pyetje dëshmitarë të ndryshëm ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE