English

Vrasja e 2 bashkëshortëve në Durrës, nga gruaja

Durrës, 26 janar 2011, NOA – Krimi brenda familjes që goditi dje Durrësin erdhi si pasojë e qitjes me armë të gruas mbi të shoqin dhe më pas kalimi në vetëflijim.

Këtë e pohuan për agjencinë NOA, burime zyrtare nga policia e Durrësit.

Ata thanë se nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga Grupi Hetimor, dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje ku një nga bashkëshortët ka vrarë tjetrin dhe më pas veten me një pistolete tip Zastava, e cila është sekuestruar nga ana jonë në cilësinë e provës materiale.

Kurse konfirmuan se “nga ekzaminimet e deritanishme dyshohet se autore e ngjarjes është Marte Mandreja”.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 07.00 të mëngjesit janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në lagjen 18, në Durrës, Dedë Mandreja, 57 vjeç dhe bashkëshortja e tij Marte Mandreja, 55 vjeçe.

Policia e Durrësit ka sekuestruar pistoletën në cilësinë e provës materiale dhe tashmë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë që dokumentacioni për veprat penale të vrasjes me dashje, mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake dhe shkaktimit të vetëvrasjes i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit.

e.r/NOA

KOMENTE