Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banka Botërore: Keqardhjen për ngjarjet e fundit
English

Banka Botërore: Keqardhjen për ngjarjet e fundit

Tiranë, 27 Janar 2011 NOA - Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim, Delegacionin e Bankës Botërore të kryesuar nga Menaxheri për Shqipërinë dhe Rajonin për sektorin e Energjisë, dhe shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë.

Në fillim përfaqësuesja e BB shprehu keqardhjen për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe besimin për një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.

Në vijim ajo shprehu vlerësimin për punën shumë të mirë të institucioneve shqiptare në fushën e energjisë dhe progresin e bërë së fundmi në sektorin e transmetimit të energjisë dhe sigurinë e digave.

Banka Botërore ka akorduar një financim të rëndësishëm në sektorin e Energjisë prej 165 milionë USD ndërkohë që pritet miratimi i financimeve shtesë prej 22 milionë USD.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për ndihmesën e madhe të Bankës Botërore në rritjen e kapacitetit të prodhimit të energjisë në hidrocentralet ekzistuese, si edhe theksoi interesin e qeverisë shqiptare për investime të mëtejshme në projektin e sigurisë së digave. Gjithashtu ai vuri në dukje nevojën për financimin e projekteve rajonale në fushën e energjisë duke përmendur potencialet komplementare të Shqipërisë me Kosovën, si edhe me vendet e tjera të rajonit.

Po aq e rëndësishme është edhe përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në projekte të tjera, për furnizim me energji të financuara nga Bashkimi Evropian.

e.r/NOA

KOMENTE