Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto-Borg, marrëveshje për nxitjen e investimeve
English

Haxhinasto-Borg, marrëveshje për nxitjen e investimeve

Tiranë, 27 janar 2011, NOA – Pas takimit mes tyre Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Tonio Borg, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë, nënshkroi me homologun shqiptar Edmond Haxhinasto marrëveshjen mes qeverisë së Maltës dhe asaj të Shqipërisë për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve, si dhe Protokollin ndërqeveritar për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar. Gjatë takimit në kuadrin shumëpalësh, dy bashkëbiseduesit konfirmuan gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare, si në OKB, OSBE etj, të mbështesin kandidaturat e ndërsjella, si dhe për fuqizimin e partneritetit në hapësirën euro-mesdhetare.

Në qendër të bisedimeve mes Ministrit Haxhinasto dhe homologut të tij Borg, ishin ecuria shumë e mirë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, integrimi evropian i Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit në rajon e më gjerë.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm maltez, Tonio Borg, duke vlerësuar politiken dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, siguroi për vijimësinë e mbështetjes së vendit tij për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në BE. Ministri Haxhinasto, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme e të sinqertë të Maltës në çdo etapë të procesit për realizimin e reformave dhe progresin e axhendës evropiane të Shqipërisë dhe sidomos mbështetjen e saj në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë.

Dy kryediplomatët ranë dakord për intensifikimin e mëtejshëm të shkëmbimit të vizitave në të gjitha nivelet, si dhe për nënshkrimin së afërmi të Traktatit të Miqësisë.

Ministrat haxhinasto e Borg shprehën gatishmërinë që të punohet për përgatitjen dhe nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme. Tema të diskutimit ishin edhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e ekonomisë, turizmit, arsimit, teknologjive të informacionit, nëpërmjet pasurimit të vazhdueshëm të kuadrit juridik, organizimit të forumeve të përbashkëta, si dhe nxitjes dhe intensifikimit të kontakteve mes institucioneve të dy vendeve tona.

Një fokus i veçantë iu kushtua bashkëpunimit në fushën e dixhitalizimit të shërbimeve qeveritare (e-governance), fushë në të cilën Malta është një vend lider në Evropë.

mit/NOA

KOMENTE