Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto- Ignatavicius: Të shmanget dhuna dhe gjuha e ashpër
English

Haxhinasto- Ignatavicius: Të shmanget dhuna dhe gjuha e ashpër

Tiranë, 27 janar 2011, NOA- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti të dërguarin special të Kryesisë së OSBE-së, zv. Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Evaldas Ignatavicius, i cili ndodhet në Tiranë në një vizitë të posaçme lidhur me situatën e krijuar në vend pas demonstratës së dhunshme të opozitës së datës 21 Janar 2011.

Ministri Haxhinasto vlerësoi rolin dhe kontributin e OSBE-së dhe Pranisë së saj në Tiranë në zhvillimin e reformave dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në vend. Gjithashtu ai vlerësoi rolin e Pranisë së OSBE-së në Tiranë dhe thirrjes për shmangien e përdorimit të dhunës dhe zhvillimin e një dialogu politik konstruktiv.

Duke theksuar se Shqipëria është një vend demokratik me një perspektivë të qartë Europiane, Ministri Haxhinasto nënvizoi domosdoshmërinë e respektimit të ligjeve të vendit dhe nevojën e angazhimit të opozitës në një proces politik normal brenda institucioneve kushtetuese.

Nga e tij, Ignatavicius ritheksoi qëndrimin e shprehur nga Kryesia Lituaneze e OSBE-së menjëherë pas zhvillimit të demonstratës, dhe nënvizoi nevojën e shmangies së dhunës dhe përmbajtjen e palëve nga përdorimi i gjuhës së ashpër politike dhe nga organizimi i demonstratave të tjera. Ai vuri theksin mbi nevojën e hetimit të ngjarjeve nga autoritet kompetente larg influencës së politikës. Pasi vlerësoi progresin e Shqipërisë në proceset integruese dhe liberalizimin e vizave, Iganatavicius nënvizoi se bashkëpunimi mes aktorëve politikë duhet të zhvillohet brenda kuadrit kushtetues.

Ministri Haxhinasto siguroi për mbështetjen e plotë të Qeverisë Shqiptare për një hetim të paanshëm dhe profesional të ngjarjeve. Ai nënvizoi se autoritetet janë tërësisht të angazhuara për ruajtjen e rendit publik dhe kushtetues. Në përfundim të diskutimit, Ministri Haxhinasto u shpreh se Qeveria Shqiptare mirëpret bashkëpunimin me OSBE-në, në kuadër të zhvillimit të reformës elektorale dhe të zgjedhjeve të ardhshme lokale 8 majit 2011.

NOA

KOMENTE