English

Japoni, vjen buzëqeshja e ndritshme

Japoni, 27 Janar NOA - Një buzëqeshje artificiale por shkëlqyese, me ngjyra. Është aparatura e re e dhëmbëve e prodhuar nga disenjatorët japonezë, që po arrin një sukses të madh mes adoleshentëve të këtij vendi. Dritat mund të fiksohen lehtësisht tek dhëmbët dhe shkëlqejnë në ngjyra të ndryshme kur buzëqeshni. Nuancat e ndryshme nga e gjelbërta në të purpurt, mund edhe të ndryshohen nëpërmjet wirless dhe një ndërfaqeje në kompjuter. “Një parti në gojën tuaj”, është slogani i propozuar nga dizenjuesit, Motoi Ishibashi dhe Daito Manabe.

r.b/NOA

KOMENTE