Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PE: Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe stabilitet
English

PE: Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe stabilitet

E enjte, 27 janar 2011, NOA- Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian shprehu sot shqetësimin e tij të thellë mbi përkeqësimin e situatës së polarizimit politik në Shqipëri.

Sipas tyre një vend si Shqipëria është i lidhur ngushtë me Bashkimin Europian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe që ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Për këtë arsye, ai denoncon fuqimisht adoptimin e një rezolute nga partitë e mazhorancës qeverisëse në Parlamentin Shqiptar ku demonstrata e së premtes së shkuar në Tiranë shpallet si një rrethim i paligjshëm i Kryeministrisë dhe një tentativë për grusht shteti nga kryetari i Partisë Socialiste kundër qeverisë.

Grupi insiston që ata që kanë qëlluar kundër tre pjesëmarrësve në demonstratë të nxirren përpara drejtësisë dhe për këtë arsye kërkon që autoritetet shqiptare të bashkëpunojmë plotësisht me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme për të kryer hetimet e nevojshme. Grupi kritikon deklaratat e Kryetares së Kuvendit dhe të Kryeministrit që ushtrojnë presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për të hequr dorë nga akuzat kundër atyre që kanë qëlluar.

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian thekson se hapja e zjarrit kundër qytetarëve dhe ndërhyrja në punët e drejtësisë për të shmangur arrestimin e atyre që dhanë urdhër për të qëlluar janë të papranueshme në një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Ai u bën thirrje udhëheqësve të të gjitha forcave politike që të zgjidhin problemet e Shqipërisë dhe të vendosin për të ardhmen e vendit përmes dialogut konstruktiv dhe në një mënyrë që përputhet me ambiciet e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ky dialog, për të gjetur zgjidhje politike përbën një parakusht për hapat e mëtejshëm drejt integrimit evropian, mungesa e tij do të rrezikonte seriozisht marrëdhëniet e vendit me BE.

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian konfirmon të drejtën themelore të popullit shqiptar për të demonstruar. Por, ai konsideron se në rrethanat aktuale organizimi i veprimeve të tilla mund të përkeqësojë edhe më tej tensionin në vend dhe mund të rezultojë në gjakderdhje të mëtejshme. Për këtë arsye ai i fton udhëheqësit e të gjitha forcave politike të tregojnë qetësinë dhe përmbajtjen e nevojshme në situatën e vështirë që po kalon Shqipëria. Ato duhet të kontribuojnë për demokracinë dhe stabilitetin e vendit.

Së fundi Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian i bën thirrje Komisionit dhe Përfaqësuesit të Lartë që të shtojnë përpjekjet e tyre për të krijuar kushtet për të gjetur një rrugëdalje nga kjo krizë serioze në Shqipëri dhe të angazhohen me udhëheqësit kryesorë politikë në një dialog konstruktiv për kursin e ardhshëm politik të vendit të tyre.

a.y/NOA

KOMENTE