Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA mbyll ambasadën për demonstratën e dytë
English

SHBA mbyll ambasadën për demonstratën e dytë

Tiranë, 27 Janar 2011 NOA - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, mbyll për ditën e nesërme selinë e saj në Tiranë, duke paralajmëruar qytetarët amerikanë që të kenë “kujdes nga demonstrata! Ambasada përmes publikimit zyrtar enkas për shtetasit e saj që gjenden në Shqipëri apo kanë në plan të vijnë, paralajmëron që të kenë kujdes dhe të qëndrojnë larg bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku pritet demonstrata e dytë e opozitës.

Në seksionin e shërbimit për qytetarët amerikanë të faqes zyrtare, shkruhet: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka mësuar se PS ka aplikuar për leje nga policia e shtetit për të zhvilluar një demonstratë të madhe dhe publike në Tiranë, të premten në 28 janar. Ambasada nuk ka informacione të posaçme lidhur me vendin ose zonat se ku do të zhvillohet kjo demonstrate. Por informacionet e medias bëjnë me dije se demonstruesit mund të mblidhen në 10 zona të ndryshme të qytetit dhe të marshojnë nëpërmjet rrugëve kryesore. Demonstratat e kaluara i kanë prekur të gjitha arteriet kryesore hyrëse të mëdha të qytetit dhe zakonisht mblidhen rreth parlamentit, zyrës së kryeministrit dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Demonstrata e 21 janarit ishte e dhunshme dhe rezultoi në vdekjen e 3 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve, përfshirë dhe policë të shtetit. Ambasada do të mbyllet të premten më 28 janar dhe këshillon personelin të kufizojë të gjitha lëvizjet e panevojshme gjatë protestave. Edhe pse demonstrata të mëdha paqësore në Tiranë kanë ndodhur shpesh në të kaluarën e afërt, demonstrata e javës së kaluar rezultoi në dhunë. Ne u rikujtojmë qytetarëve amerikanë se edhe demonstratat që mendohet të jenë paqësore mund të shndërrohen në demonstratat të dhunshme dhe të paparashikueshme. Ju duhet t’i evitoni në rast se është e mundur, demonstratat në një qytet kanë potencialet të çojnë në protesta apo demonstrata shtesë publike në qendra të tjera përreth vendit. Jini të kujdesshëm në ambientin ku jeni dhe ndiqni njoftimet e mediave lokale lidhur me të gjitha demonstratat apo protesta e mundshme publike. Qytetarëve amerikanë u sugjerohet të manifestojnë vëmendje të madhe në rast se ndodhen pranë ndonjë demonstrate. Duket se thirrjet e lidershipit socialist për qetësi dhe paqe nuk bindin përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit. Për t’u theksuar është se një paralajmërim te ngjashëm ambasada amerikane publikoi për shtetasit e saj edhe në datën 20 janar, një ditë para demonstratës së dhunshme.

KOMENTE