Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoqëria Civile peticion politikës: Zgjidhni krizën, drejtësia të veprojë
English

Shoqëria Civile peticion politikës: Zgjidhni krizën, drejtësia të veprojë

Tiranë, 27 janar 2011, NOA- Mbi 2600 qytetarë brenda 48 orëve nënshkruajnë Peticionin e shoqërisë civile, ku kërkohet ndërmjetësim ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës dhe nisjen e dialogut midis partive kryesore politike në Shqipëri.

Organizatat e shoqëria civile nëpërmjet Peticionit i bëjnë thirrje kryetarit të Qeverisë dhe kryetarit të Opozitës që të ulen menjëherë në një tryezë të përbashkët, nga e cila duhet të dalin me zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët shqiptarë. “Ne besojmë se është koha për një dialog serioz për gjetjen e një konsensusi të ri politik për Shqipërinë” - thuhet ndër të tjera në këtë peticion.

Peticioni së bashku me listën e firmave të mbledhura gjatë 48 orëve të fundit, i është dërguar zyrtarisht sot në mbrëmje Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, si dhe Presidentit të vendit z. Bamir Topi. Në të njëjtën kohë një kopje e peticionit i është nisur edhe zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë, Ambasadës së SHBA-ve, Zyrës së OSBE dhe përfaqësive të tjera diplomatike të vendeve të BE, prezente në Shqipëri.

Ndër të tjera, nënshkruesit e Peticionit i bëjnë thirrje politikës dhe politikanëve shqiptarë që të heqin dorë nga gjuha konfliktuale, të ndërpresin demonstrimet në rrugë dhe të marrin hapa të menjëhershëm për një zgjidhje afatgjatë të situatës.

Mijëra qytetarë që mbështesin Peticionin e shoqërisë civile drejtuar klasës politike dhe ndërkombëtarëve, kërkojnë gjithashtu “një hetim të shpejtë, profesional dhe gjithëpërfshirës të ngjarjes, përfshirë forcën e tepruar të ushtruar nga policia e shtetit dhe Garda e Republikës.”

Nënshkruesit e Peticionit kërkojnë që partitë politike të mos përpiqen të ndikojnë apo pengojnë hetimet dhe zbardhjen e ngjarjes nga ana e organeve të drejtësisë.

Një ndër çështjet kryesore të ngritura në Peticion, e përkrahur gjerësisht nga qytetarët dhe diaspora shqiptare, është kërkesa për emërimin e një ndërmjetësi të lartë nga ana e komunitetit ndërkombëtar, me mbështetjen e BE-së dhe ShBA-ve, të ulë palët në negociata të drejtpërdrejta, për fillimin e dialogut midis partive politike.

Shoqëria civile në Shqipëri mendon se vetëm dialogu midis palëve është mjeti përmes të cilit klasa politike në Shqipëri mund të arrijë rezultatet që presin qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.

a.y/NOA

KOMENTE