Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skema e demonstratës, Bare: Garantojmë sigurinë
English

Skema e demonstratës, Bare: Garantojmë sigurinë

Tiranë, 27 janar, NOA – Partia Socialiste ka bërë publike sot skemën e organizimit të demonstratës homazh gjatë ditës së nesërme. Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare tha se protesta do të të jetë e qetë dhe në krye të saj do të jenë drejtuesit e PS-së dhe familjarët e viktimave të datës 21 janar.

Ai ka kërkuar nga policia që të sigurojë demonstratën, ndërsa ka theksuar se një pjesë të garantimit të saj e ka vetë PS-ja.

“I bëjmë po ashtu thirrje policisë të bëjë detyrën konform ligjit dhe ne do të jemi aty për të garantuar gjithçka. Nesër bota duhet të shohë rezistencën tonë paqësore dhe të dëgjojë dhimbjen e popullit shqiptar që me dinjitet dhe papërkulshmëri kërkon lirinë dhe drejtësinë e merituar”, tha Bare.

Ai u shpreh se protesta do jetë paqësore dhe kreu i kortezhit do të lëviz nga ura e Lanës në afërsi të Hotel Dajtit, deri në afërsi të Kryesisë së Kuvendit.

“I ftojmë nesër të gjithë qytetarët në orën 14:00 t’i bashkohen homazhit tonë për tre shqiptarët e thjeshtë që u vranë të premten e zezë në 21 janar. Heshtja lulet dhe qirinjtë do të jenë mjetet tona të demonstrimit. Gjithkush është i lutur që të respektojë kujtimin e të vrarëve nga dora e regjimit të kusarisë dhe matrapazllëkut. Asnjë parullë, asnjë thirrje, asnjë devijim nga kortezhi nuk duhet të ndodhë”, tha dje Bare.

Ai u shpreh se qytetarët do të rrinë pas kreut të kortezhit dhe çdo person që vjen në mënyrë spontane do të qëndrojë në fund të demonstruesve.

“Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të ruhen nga provokimet dhe provokatorët dhe të mos shkojnë pas askujt që mund të dalë jashtë kornizës së kortezhit apo të bëjnë gjë tjetër veç ecjes së heshtur”, tha sot Bare.

a.k/NOA

KOMENTE