English

Trafik droge me taksi, bllokohet hashash në Tiranë

Tiranë, 27 janar, NOA – Një sasi e konsiderueshme hashashi është bllokuar dje nga forcat e policisë në një prej rrugëve kryesore të Tiranës. Agjentët e policisë kanë arritur të kapin 526 gram bimë narkotike në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pas kontrollit që ka bërë në një automjet taksi.

Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës ku gjendej droga, Roland Mustafa Hoxha, 42 vjeç, banues në Tiranë, si dhe personin tjetër që ishte në makinë, Xhulio Robert Xhaferri, 20 vjec.

Pas ndalimit të makinës tip “Volvo” taksi, me targë TR 163 C, me drejtues shtetasin Roland Hoxha, në sedijen e saj është gjetur dhe sasia e drogës.

Më pas policia ka kontrolluar dhe banesën e Xhulio Xhaferri, të cilit ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese farmacie me një sasi prej 8.4 gram bimë e dyshuar Canabis Sattiva.

Veç drogës, policia sekuestroi dhe makinën, tre telefona celularë si dhe 22 000 lekë e 75 Euro.

a.k/NOA

KOMENTE