English

Gjermani, 10 viktima në aksidentin hekurudhor

Halbershtat (Gjermani), 30 janar, NOA - Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur në një aksident hekurudhor në verilindje të Gjermanisë.

Ende nuk dihet shkaku i përplasjes së trenit të mallrave me trenin e pasagjerëve, i cili në kohën e aksidentit po udhëtonte ndërmjet qyteteve Magdeburg dhe Halbershtat.

Mbi 150 zjarrfikës, policë dhe punëtorë të tjerë shpëtimi po punojnë në vendin e ngjarjes.

NOA

KOMENTE