Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kaos në Egjipt, 100 të vrarë dhe 2000 të plagosur
English

Kaos në Egjipt, 100 të vrarë dhe 2000 të plagosur

Egjipt, 30 janar, NOA - Megjithë prezencën e madhe ushtarake dhe premtimet e presidentit Husni Mubarak për reforma edhe natën e kaluar kanë vazhduar protestat kundër udhëheqjes politike në Egjipt.

Por për shkak të ndalimqarkullimit numri i protestuesve gjatë natës ka qenë më i vogël, njoftojnë korrespondentët. Sërish njoftohet edhe për plaçkitje dhe vënie zjarresh. Plaçkitësit janë futur gjatë natës edhe në muzeun e Egjiptit dhe kanë shkatërruar dy mumje, njofton televizioni Arabiya.

Në zona të ndryshme banimi, të rinjtë kanë organizuar grupe për vetëmbrojtje nga bandat. Nga qarqet e sigurisë dhe ato mjekësore bëhet e ditur se prej ditës së premte janë vrarë më shumë se 100 dhe janë plagosur mbi 2000 persona. Në Kajro policia sërish ka hapur zjarr kundër demonstruesve.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë ndërkohë se nga burgjet e Egjiptit kanë ikur me mijëra të burgosur. Pas presioneve të shumta Mubaraku ka emëruar për herë të parë një zëvendës të tij dhe një kryeministër të ri. Zëvendëspresident do të bëhet shefi i deritanishëm i shërbimit sekret Omar Suleiman. Ndërsa postin e kryeministrit do ta marrë ish - shefi i forcave ajrore Ahmed Schafik.

NOA/DV

KOMENTE