English

Kush janë milionerët e Parlamentit të Kosovës?

Prishtinë, 30 janar, NOA – Janë 12 milionerë në radhët e deputetëve të Parlamentit të ri të Kosovës. Sipas të dhënave të institucioneve të Kosovës pasuritë e tyre arrijnë nga 1 deri në 200 milion euro. PDK ka 5 milionerë, AAK 3, LDK 2, AKR dhe Vetëvendosja vetëm 1. Hashim Thaçi, Fatmir Limaj dhe Isa Mustafa, sipas pasurisë që kanë deklaruar, nuk janë në listën e politikanëve milionerë.

Me gjithë “konkurrencën” e madhe, asnjë nga milionerët nuk ka arritur që ta zhvendosë liderin e AKR-së, Bexhet Pacolli, nga kreu i listës së deputetëve më të pasur.

Biznesmeni që për herë të parë i është futur politikës në zgjedhjet e vitit 2007, e ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një pasuri prej 238.820.000 eurosh.

Pas Pacollit, i dyti në listë është Ramiz Kelmendi i AAK-së. Pasuria e këtij biznesmeni-politikan, i cili njihet si pronari i “ELKOS”-it, llogaritet të jetë diku 75 milionë e 520 mijë euro. I treti në listë vjen nga LDK-ja. Ai është Hashim Deshishku.

Edhe ky si Kelmendi i është futur garës për deputet për herë të parë në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ky deputet i ardhshëm i Kosovës i ka deklaruar 10.493.819 euro, si vlerë të bizneseve që i ka në pronësi. Vetëm pasurinë e paluajtshme Deshishku e ka peshuar 1.470.000 euro.

Pas treshes së më të pasurve vjen një deputete. Ajo është Blerta Deliu, e PDK-së...

Pasuria e deputetëve të tjerë të pasur sillet në kufij mes 1 deri afro 3 milionë euro. Në këtë kategori hyn edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe bartësi i Listës “Ibrahim Rugova”, Ukë Rugova. Më i pasur se Haradinaj megjithatë del të jetë i biri i vogël i ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Lista e milionerëve dhe pasuria e tyre në euro e deklaruar në KQZ:

1. Begjet Pacolli (AKR) 238.820.000

2. Ramiz Kelmendi (AAK) 75.520.000

3. Hashim Deshishku (LDK) 10.493.819

4. Blerta Deliu -Kodra (PDK) 2.830.000

5. Ukë Rugova 2.536.000

6. Ramush Haradinaj (AAK) 1.907. 800

7. Florin Krasniqi (VV) 2.700.000

8. Shaip Muja (PDK) 2.010.000

9. Lutfi Haziri (LDK) 1.774.028

10. Xhavit Haliti (PDK) 1.174.000

11. Adem Grabovci mbi 1.5 milion

12.Halit Krasniqi (PDK) mbi 1.5 milion

NOA/Koha Ditore

KOMENTE