English

Mat Damon: Faleminderit o Zot për sukseset e mia!

E diel, 30 janar 2011, NOA- Aktori i njohur i Hollivudit Matt Damon shprehet i kënaqur për sukseset e tij.

40 vjeçari, i cili ka fituar çmimin Oskar në vitin 1997 për filmin “Good Will Hunting”, është mjaft i kënaqur për mundësitë e ofruara në karrierën e tij, por po ashtu ndihet me fat për shumëllojshmërinë e ofertave.

Ai ka thënë për mediat se më shumë se talenti për mundësitë e pasura në karrierën e tij, gisht ka pasur fati.

“Më pëlqen të mendoj se zgjedhjet e mia janë të rëndësishme, por unë kam pasur aq shumë fat në jetë, sa që më bën të çuditem. Arrijmë suksese, bëjmë gjërat dhe në fund na bie në mend të themi, ‘falë Zotit e arrita këtë”, u shpreh Damon.

a.y/NOA

KOMENTE