English

Milani nuk gabon, 0-2 ndaj Catanias

Milano, 30 Janar NOA - Një fitore tepër e rëndësishme e Milanit, me rezultatin 2 me 0 në sfidën me Catanian e vlefshme për javën e 22 të kampionatit italian. Me këtë fitore kuq e zinjtë kanë arritur në kuotën e 47 pikëve në klasifikimin e përgjithshëm me 7 pikë distancë nga Napoli dhe Lazio. Skuadra e drejtuar nga Allegri arri të kalonte në avantazh në minutën e 13 të pjesës së dytë me një gol të shënuar nga Robinho. Më pas ka qenë radha e gjigantit suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili dyfishoi rezultatin në minutën e 85 të garës. Për tu theksuar është se gjatë sfidës, Mialni ka luajtur me dhjetë lojtarë dhe kjo si pasojë e largimit me kartonin e kuq të Van Bommel në minutën e 9 të pjesës së dytë.

r.b/NOA

KOMENTE