English

Pasqyra e Shtypit, 30 Janar 2011

Tiranë, 30 Janar NOA – Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor gjatë ditës së sotme vendimin e komisionit hetimor ngjarjet e 21 janarit, për hetimin e telefonave të rreth 30 zyrtarëve të lartë. Gjithashtu gazetat ndalen dhe ne reagimin e ndërkombëtarëve në lidhje me situatën në Shqipëri.

Gazeta “Panorama" ka si titull kryesor “Komisioni hetimor, PD: Hetim telefonatave të Topit, Ina Ramës e SHISH, i cili flet për vendimin e djeshëm të komisionit hetimor parlamentar.

Vijojnë disa artikuj të tjerë të kësaj gazete: “Zbardhet letra e Fyle për Berishën, para protestës: Zgjidh krizën. Opozita: Protesta do të vazhdojnë”. “Bollano zgjidhet pa konkurrentë kreu i OMONIA”, “Punimet mbyllet rruga para PS, si do të devijoj trafiku”, “Matura dalin programet orientuese për provimin e letërsisë”, “Janulla Zheji: Amanetet e Gjergjit në shtratin e vdekjes”.

E përditshmja “Shqip” ka si titull kryesor “Mazhoranca po rrëzon Presidentin”, i cili i referohet vendimit të komisionit hetimor për ngjarjet e 21 janarit për hetimin e tablateve të telefonit të 30 zyrtarëve.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Fisher: SHBA të ndërhyjë më fort në Shqipëri”, “Negociatori i 1997 sërish në Tiranë”, “ Një kafe me Aleksandër Biebraj: Ku është gabuar”, “Era dhe bora mposhtin verilindjen”, “Davosi, bota mashkullore dhe pjesëmarrja e grave”, “Trauma psikike në një shoqëri pas një demonstrate”.

“Gazeta Shqiptare”, ka si argument kryesor vendimin e komisionit hetimor për ngjarjen e 21 janarit. “Berisha përgjon presidentin. Alarmohen ndërkombëtarët, Arvizu niset drejt SHBA”, është titulli kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga tituj e tjerë të saj; “Berisha: Të qëllosh është rregull, Ina Rama pejsë e puçit, gardistët plani B”, “Matura, dalin kriteret për lëndët me zgjedhje”, “Masakroi shokun për një femër kapet i kërkuari”, “Minoreni: Pashë “vdekjen”,zoti më shpëtoi, tani ngujohem”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor artikullin me titull “Puçi i shtetit, politikant që do tu hetohen bisedat”, i cili flet për vendimin e komisionit hetimor. Vijojnë disa nga tituj e tjerë të kësaj gazete; “Trembet PS: Tahiri mos na hetoni se kemi imunitet”, “Basha; “21 janari”, një skenar i pastër puci”, “Shuhet” PS në Shkodër, gratë ikin te LSI”, “Shuhet Liza Vorfi, themeloi teatrin kombëtar”, “Nuk reshtin kërkesat nga SHBA:Pezullim manifestimeve”, “Zvarriten punimet, kaos në qendër të Tiranës”, “

“Këta kërkojnë lodrën”, një shkrim nga analisti Frroku Çupi”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 30 Janar 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE